Flash News

E-TJERA

Temperaturat shkojnë në 32°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat shkojnë në 32°C, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

Në vend sot do të mbizotërojë moti i kthjellët. Ndërkohë vranësirash të lehta do të dominojnë gjatë orëve të para të ditës në skajin verior dhe juglindor.

Mesdita pritet që të sjellë largim të vranësirave edhe nga këto zona, duke bërë që moti me diell të jetë dominues në gjithë territorin.

Sipas Metoalb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale, por ulen në vlerat maksimale, duke u luhatur nga 11°C në verilindje deri në 32°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Të fundit