Flash News

E-TJERA

Temperaturat shkojnë në 41°C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Temperaturat shkojnë në 41°C, njihuni me parashikimin e motit

Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të mbizotërojë në vendin tonë ditën e sotme. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, vranësira të lehta pritet të shfaqen në verilindje dhe juglindje të vendit.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme, duke bërë që termometri gjatë mëngjesit të regjistrojë 18°C ndërsa mesdita ngjitet në 41°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 33 km/h, nga drejtimi jugor- jugperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Të fundit