Flash News

E-TJERA

Tenderi për uniformat e policisë, SPAK u ofron statusin e bashkëpunëtorit dy prej të arrestuarve

Tenderi për uniformat e policisë, SPAK u ofron statusin e

Dy prej zyrtarëve të arrestuarve të ministrisë së Brendshme lidhur me tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë për uniformat e policisë, SPAK u ka ofruar statusin e bashkëpunëtorit.

Burime nga organi i akuzës sipas ABC bëjnë me dije se, të paktën 2 nga të arrestuarit që kanë pasur edhe rol kryesor në tender iu është ofruar statusi i bashkëpunëtorit për të treguar më shumë detaje nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë.

Megjithatë, nuk dihet nëse këto përpjekje kanë dhënë rezultat, ndërkohë që prokuroria ka në hetim çështjen nën dyshimin se ka përgjegjës të tjerë në favorizimin që i është bërë kompanisë fituese.

Në pranga janë vënë 11 zyrtarë të ministrisë së Brendshme, ndërsa sipas SPAK zyrtarët kanë shkelur rregullat e prokurimit publik dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar në mënyrë të padrejtë në kualifikimin e operatorit fitues në tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë.

 

Të fundit