Flash News

E-TJERA

Tension, gaz lotsjellës dhe shoqërime: Marshim-protesta ndryshe në ditën e pestë për Klodian Rashën

Tension, gaz lotsjellës dhe shoqërime: Marshim-protesta ndryshe

Sot në ditën e pestë të protestës për Klodian Rashën, kemi parë një ndryshim "strategjie" nga ana e protestuesve. Sonte, protestuesit bënë një marshim proteste në zona të ndryshme të kryeqytetit me pankarta, thirrje e gjeste simbolike.

Ky marshim filloi në sheshin "Skënderbej" ku më pas u shpërndanë në zona të ndryshme të Tiranës. Fillimisht u nisën drejt kryeministrisë dhe më për tek "Drejtoria e Policisë". Tek kjo e fundit, arsyeja ishte pasi kërkonin të lironin të miturit që po mbanin të arrestuar.

Bënë dhe gjestin simbolik të shtrirë në tokë më duart pas koke.

Por tensionet e para të protestës paqësore filluan kur disa prej të rinjve filluan të gjuanin me gurë, të cilëve policia iu përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës. Më pas, protestuesit u ndanë në dy grupe: Në ish-Bllok dhe  në rrugën ”Myslym Shyri”. Të gjithë më pas pas 2 orësh u ribashkuan aty ku e nisën, tek sheshi ”Skënderbej”. Kur u duk se gjithçka do të mbyllej, disa protestues tentuan të heqin gardhin metalik që rrethonte pemën e Vitit të Ri, dhe Policia u përgjigj sërish me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Sot protesta ushte më e qetë dhe më pak e dhunshme se ditët e tjera, por pati dhe shoqërime.

 

Të fundit