Flash News

E-TJERA

"S’ka qeveri më të poshtër", tensionohet protesta e banorëve të Bërxullës, përplasen me efektivët e Hipotekës

"S’ka qeveri më të poshtër", tensionohet protesta

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë para Hipotekës. Pasi i lanë 24 orë afat drejtoreshës së Kadastrës, Dallëndyshe Bici, për t’i kthyer përgjigje për rponat që preken nga projekti Thumanë-Kashar, banorët i janë drejtuar sërish dyerve të Hipotekës.

Mes banorëve dhe efektivëve të policisë ka pasur tensione, pasi banorët tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të Hipotekës.

Njëri nga baorët u shpreh i revoltuar se qeveri më të poshtër se qeveria Rama nuk ka, e cila dhunon popullin e vet. Banori tha se janë të vendosur që pas këtij momenti t’i drejtohen gjykatës.

“Vjen firma fantazmë e përdor dhunë, për të bërë rugë e marrë paratë, kurse ne fshatarët nuk marrim asgjë. Ata marrin paratë nëpërmjet pronës sonë, që është e çertifikuar.

Këta nuk duan të dinë, i fusin në xhepat e tyre. Na bien dhe forcat e rendit, që unë i përgëzoj se bëjnë punën. Ne e kemi vendosur këtë çështje: ne, sot, që në këtë moment, do të shkojmë në gjykatë. Do të ndjekim anën ligjore, nuk i presim më këto institucione që tallen përditë. Ne presim ishalla se del ndonjë prej e na thotë ndonjë fjalë. Le të na shajë, port ë paktën të dalë. Nuk ka më qeveri më të poshtër në faqe të tokës, që ta dhunojë popullin e vet”, tha banori.

Të fundit