Flash News

E-TJERA

Tentoi vrasjen e Durim Bamit, SPAK mbyll hetimet për Aldo Avdylajn

Tentoi vrasjen e Durim Bamit, SPAK mbyll hetimet për Aldo Avdylajn

Autoritetet i kanë komunikuar këtë të premte Aldo Avdylajt përmbylljen e hetimeve në lidhje me dosjen e njohur si “Revanshi”, ndërkohë që materialet tashmë do të kalojnë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me kërkesë për gjykim.

GJKKO prej korrikut të këtij viti ka kaluar për gjykim pjesën tjetër të dosjes, ku të pandehur janë, mes të tjerëve, Emiliano Shullazi, Astrit Avdylaj, Leonard Duka dhe Gjergji Cukali. Në total janë 14 persona të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale. Për Aldo Avdylajn, gjykimi pritet të zhvillohet veçmas, për shkak të arrestimit të mëvonshëm.

Avdylaj ishte në kërkim që prej majit 2024, kur gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj Durim Bamit. Sipas hetimeve, Avdylaj ka qenë pjesë e një grupi prej më shumë se 16 personash, të cilët planifikuan dhe siguruan mjetet për eliminimin fizik të Bamit, por që objektivi nuk u arrit.

Të fundit