Flash News

E-TJERA

Tentoi që të shkojë në Irlandë me pasaportë false, arrestohen shqiptari në Spanjë

Tentoi që të shkojë në Irlandë me pasaportë false,

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë spanjolle, pasi u kap duke u përpjekur të kalonte në aeroport me një pasaportë italiane, që i përkiste një personi tjetër.

 

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë kur një burrë iu afrua linjës së sigurisë për të hyrë në një nga fluturimet për në Irlandë. Kur mbërriti në kontrollin e nisjeve të aeroportit, ai u përpoq të kalonte duke dorëzuar një pasaportë italiane në emër të dikujt tjetër.

 

Agjentët e Policisë Kombëtare kanë zbuluar diçka të çuditshme në pasaportën italiane që ka paraqitur ky person. Kur e intervistuan, mundën të vëzhgonin se gjuha e tij joverbale nuk korrespondonte me komunikimin që ai po përpiqej të përcillte. Policia dyshoi se ai mund të fshihte diçka, ndaj intensifikuan këqyrjen e burrit dhe dokumenteve që ai mbante.

 

Ata kryen procedurat përkatëse në lidhje me një krim të mundshëm të falsifikimit të dokumenteve, duke kryer kontrollin e personit. Ai kishte gjithashtu një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane. Policia Kombëtare ka kryer kontrollin e parë të dokumenteve dhe ka mundur të konstatojë anomali në to.

Të fundit