Flash News

E-TJERA

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet

Një 76-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, të cilën e ka goditur rëndë me një shkop druri në kokë, gjatë një konflikti të çastit në banesë.

Sipas hetimeve paraprake, gjatë një debati për motive të dobëta, i moshuari A.R. ka goditur bashkëshorten e tij F.D. me një send të fortë, duke i shkaktuar plagë të rënda. E dëmtuara u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor.

Ndaj 76-vjeçarit rëndon akuza për “Dhune në familje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.

“Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 76 vjeç, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Të fundit