Flash News

E-TJERA

Tentoi të vriste Selami Brahimin, ekstradohet nga Gjermania 68-vjeçari

Tentoi të vriste Selami Brahimin, ekstradohet nga Gjermania

Sulejman Kapllani, 68-vjeçari i cili tentoi të vriste me armë zjarri Semali Brahimin në shkurt të këtij viti, është ekstraduar nga Gjermania.

Kapllani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 11.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

68-vjeçari akuzohet se më datë 08.02.2024, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, tentoi të vrasë me armë zjarri, Selami Brahimin. Shtetasi S. K. është lokalizuar dhe kapur në Gjermani, si rezultat i operacionit të përbashkët, të koduar “Koordinimi”.

Të fundit