Flash News

E-TJERA

Tentoi të vriste të riun me armë zjarri, arrestohet 47-vjeçari në Shkodër

Tentoi të vriste të riun me armë zjarri, arrestohet

Një 47-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi në maj të vitit 2024 tentoi të vriste me armë zjarri një 24-vjeçar.

Ngjarja ndodhi për motive të dobëta pas një konflikti mes tyre.

Në vijim të kontrolleve të kryera për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Time’”, njofton policia.

Gentian Mithi qëlloi me armë zjarri, në drejtim të shtetasit J. O., 24 vjeç, i cili u dëmtua në këmbë.

Të fundit