Flash News

E-TJERA

Tërhiqet SPAK, Apeli i Posaçëm pushon çështjen për sekuestrimin e kompleksit "Golden" të Altin Hajrit

Tërhiqet SPAK, Apeli i Posaçëm pushon çështjen

Apeli i Posaçëm ka pushuar çështjen për sekuestrimin e kompleksit “Golden” në Shijak, që ishtë në pronësi të Altin Hajrit. Ky i fundit ishte edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Ky vendim i Apelit të GJKKO-së, vjen pasi SPAK ka hequr dorë nga ankimimi.

“Sot më datë 01.10.2021, kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi:

Pushimin e shqyrtimit të çështjes nr. 124 akti, datë 26.04.2021, regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm ndaj vendimit nr. 9/80, datë 12.03.2021 të gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të heqjes dorë nga ankimi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

OFL vendosi sekuestrimin e kompleksit “Golden”, pasi Hajrat ishin të dyshuar për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës, akuzë që nuk është vërtetuar.

Altin Hajri dyshohet se ka rrëmbyer më 17 janar të vitit 2020, Jan Prengën në Kamëz, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke e dhunuar rëndë dhe më tej e kanë transportuar drejt kompleksit të dasmave në pronësi të tij, "Golden" ku dyshohet edhe të ketë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Të fundit