Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Termocentralet lundruese hedhin spirancat në Gjirin e Vlorës, DW: A do të jetë dëmi mjedisor i pakthyeshëm?

Dy termocentrale lundrues, që kanë hedhur tanimë spirancat e tyre në Gjirin e Vlorës, në detin Jon, do të fillojnë të prodhojnë në 1 janar 2023, 15 përqind të sasisë së energjisë vjetore që i duhen ekonomisë dhe familjeve në Shqipëri. Sipas ekspertëve vendas energjia e prodhuar nga dy termocentralët lundrues, të marrë me qira për 2 vjet nga kompania amerikane “Excelerate Energy,” do të ketë një kosto tri herë më të ulët sesa e njëjta sasi e importuar.

Lufta në Ukrainë, kriza energjitike nga reduktimi drastik prej Rusisë i furnizimit të Europës me gaz natyror, parashikimet për një dimër me reshje të pakta shiu dhe dëbore, rritja stratosferike e ꞔmimit të energjisë në tregjet europiane dhe botërore janë sinjale të qarta edhe për Shqipërinë që parathonë vështirësi të pazakonta të furnizimit me energji. Në këtë kontekst, qeveria Rama vendosi në fillim të këtij muaji rritjen e ꞔmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë për tre muajt e fundit të këtij viti: duke filluar nga kjo e shtunë, (01.10) ata do të paguajnë 4, 5 herë më shumë për 1 KW/orë nëse konsumojnë më shumë se 800 KW/orë në muaj. Por të premten (30.09) kryeministri Rama njoftoi se qeveria vendosi që vendimi për rritjen e çmimit të energjisë mbi konsumimin e 800 KW/orë në muaj të mos hyjë në fuqi “nisur nga reshjet dhe kursimi i energjisë”.
Arbër Avrami, drejtor Ekzekutiv i AIbgaz, thotë për DW se “me dy termocentralet lundrues Shqipëria ka mundësuar sigurimin e një zgjidhjeje tejet të vlefshme në përballimin e sfidave imediate që ka prodhuar kriza energjetike. Me kapacitet 110 MW/orë dhe me potencial për të prodhuar jo më pak se 867 GW në vit, këto terminale lundruese ofrojnë një mundësi të mirë për përballimin e krizës energjetike globale që pritet të agravohet gjatë dimrit të ardhshëm.”
Gjermania dhe termocentralet lundrues
Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës numri i anijeve-termocentrale lundrues- është i kufizuar në nivel global. Kompania amerikane “Excelerate Energy” ka vetëm 10 të tilla, dy prej të cilave janë ato që kanë mbërritur në Gjirin e Vlorës. Në kushtet e krizës globale energjetike kërkesa për termocentralët lundrues sa vjen dhe po rritet.
“Edhe vende të zhvilluara si Gjermania po i konsiderojnë këto anije lundruese, që gjenerojnë energji si një mjet të tejkalimit të problematikës emergjente po aq sa edhe një mënyrë të përshtatshme, që mundëson balancimin e mungesës së energjisë nga tërheqja e vullnetshme e Gjermanisë prej përdorimit të energjisë bërthamore. Gjermania po i shikon termocentralet lundrues si një alternativë të preferueshme, efikase në kohë, elastike lidhur me dislokimin gjeografik atje ku nevojiten më shumë dhe me rrezik mjedisor më të reduktuar”, thotë për DW, Arbër Avrami.

Impakti mjedisor brenda standarteve ndërkombëtare
Prodhimi i energjisë elektrike nga dy termocemtralet lundrues pas tre muajve është “konform legjislacionit vendas, standardeve ndërkombëtare të ruajtjes së mjedisit dhe ka marrë edhe çertifikatën përkatëse mjedisore”, sqaron për DW, Arbër Avrami. “Platformat do ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre në një zonë që ka për destinacion përdorimin industrial. Ato janë brenda kompleksit industrial të Triportit në Vlorë, ku ndodhet edhe Termocentrali i Vlorës, zona e përpunimit të hidrokarbureve Petrolifera si dhe veprimtari të tjera me karakter të ngjashëm”, thekson ai.
Lidhur me lëndën djegëse që do përdorin termocentralet lundruese për prodhimin e emergjisë elektrike “do të jenë ato që përmbushin standardin botëror dhe përdoren në mjete lundruese dhe veprimtari industriale, me emetime gazrash sipas normave të lejuara vendase dhe ndërkombëtare për emetimet industriale”, thotë Arbër Avrami. “Teknologjia që do përdoret në këto impiante garanton që impakti mjedisor të qëndrojë konform manualeve ndërkombëtare të Bankës Botërore, marrëveshjeve ku Shqipëria bën pjesë, rregullave për lejet mjedisore në Republikën e Shqipërisë” thekson ai për DW.
Ambientalistët: dimër në errësirë apo mjedis të parrezikuar?
Por ambientalistët dhe organizatat mjedisore mendojnë ndryshe. Rreziku i mungesës së energjisë dhe i një dimri në errësirë i kanë ndarë opinionet e tyre lidhur me pasojat e ndotjes së mjedisit dhe ato në florën dhe faunën e detit Jon, në Gjirin e Vlorës, nga prodhimi i energjisë prej dy termocentraleve lundrues duke përdorur një lloj nafte. Ambientalisti Xhemal Mato thotë për DW, se “në kushtet e mungesës së energjisë elektrike dhe të një dimri në errësirë dobia e prodhimit të energjisë elektrike nga dy termocentralët lundrues është më e madhe sesa dëmtimi i mjedisit, që mendoj se nuk do të jetë i pakthyeshëm dhe shumë i rëndë.”
Por organizata mjedisore “Aleanca për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës” dhe një grup tjetër ambientalistësh bashkë me qytetarë të Vlorës kanë protestuar kundër vendosjes në Vlorë të dy anijeve që pritet të prodhojnë energji elektrike. Ambientalisti Sazan Guri thotë për DW, se përdorimi i naftës si lëndë djegëse do të shkaktojë dëmë të mëdha “pasi nuk ndodh në tokë, e cila ka aftësi gjeneruese por në det që nuk i ka këto aftësi, gjë që rrezikon të shkaktojë dëmë të mëdha mjedisore.” “Termocentralet lundruese nuk kanë ftohje. Uji që do të dalë prej tyre do të jetë mbi 40-45 gradë gjë që do të thotë që fauna dhe flora në det në det do të shkatërrohet pasi nuk e duron këtë temperaturë. Ndotja e ujit të detit dhe e ajrit do të sjellë dëme të mëdha mjedisore”, thotë ambientalisti Sazan Guri.

Infrastruktura e gazit në zhvillim e sipër
Kundërshtimi i lëvizjes ambientaliste ndaj vend-ndodhjes së termocentraleve lundrues dhe funksionimit të tyre të përkohshëm me naftë, duket se nuk mund të jape rezultate të menjëhershme. „Tani për tani nuk është i mundur përdorimi i gazit natyror si lëndë djegëse për të prodhuar energji elektrike dhe patur emetime më të ulta gazrash të dëmshme sesa hidrokarburet. Në Shqipëri infrastruktura e gazit është në zhvillim e sipër dhe e kufizuar vetëm në tubacionin TAP që çon gazin drejt Italisë”, thotë për DW Arbër Avrami, Drejtori Ekzekutiv i Albgaz.
Megjithatë po bëhen hapa përpara. „Në bashkëpunim me partnerët strategjikë të kompanive amerikane, “Excelerate Energy” dhe „Exxon Mobil” po ngrihet infrastruktura e një terminali të ri për portin e lundrueshëm të gazit të lëngët (LNG) në portin e Vlorës dhe transmetimit të LNG deri në TEC-in ekzistues në Vlorë. Më pas nëpërmjet tubacionit Fier-Vlorë do të bëhet ndërlidhja me tubacionin TAP të gazit,” thekson për DW, Arbër Avrami. Kur të fillojë furnizimi me gaz përmes këtij terminali, termocentralet lundrues do të konvertohen për të përdorur gazin natyror si lëndë të parë djegëse për të prodhuar energji elektrike.
Projekte rajonale për siguri energjetike
Ambicia e Shqipërisë për t’u shndërruar në një nyje rajonale energjetike synon të realizohet brenda dy viteve kur të përfundojë ndërtimi i terminalit të lundrueshëm në portin e Vlorës, i cili „do të garantojë jo vetëm plotësimin e nevojave të brendshme por do të shndërrojë Shqipërinë edhe në një kontributor të sigurisë energjitike në Ballkan dhe në Europën Jug-Perëndimore,” thotë Arbër Avrami. „Shqipëria po negocion me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën që të bëjë të mundur një integrim më të gjerë infrastrukturor të rajonit për sigurinë energjitike. Ajo do të kontribuojë jo vetëm nëpërmjet përshpejtimit të ndërlidhjes nëpërmjet TAP dhe gazit natyror por edhe kontributit me energji elektrike nga vënia në funksionim e TEC-it të Vlorës dhe ndërtimit të Hidrocentralit të Skavicës”, thekson Avrami.
Një projekt tjetër me rëndësi rajonale është ai i ndërtimit të tubacionit Jonian-Adriatik që do të lidhë sistemin ekzistues të transmetimit të gazit të Kroacisë me gazsjellësin TAP përmes Malit të Zi, Shqipërisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Bosnjë-Hercegovinën.
Shndërrimi i Shqipërisë në një qendër energjitike rajonale ka sjellë interes në rritje të partnerëve rajonalë për të bashkëpunuar, bazuar në interesa të ndërsjellta për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe uljen e varësisë në rajon nga gazi rus. Një shembull inkurajues është bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe kompanisë amerikano-bullgare, Overgas, lider në Bullgari në sektorin e gazit. Kjo kompani nënshkroi në Tiranë në janar të këtij viti një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë shtetërore shqiptare Albgas lidhur me bashkëpunimin dy palësh për realizimin e projekteve që diversifikojnë furnizimin me gaz natyror në Ballkanin Perëndimor (BP) dhe në Europë. Këtu përfshihet edhe furnizimin e kompanisë Overgas me Gaz të Lëngshëm, (LNG) në portin e Vlorës dhe realizimit të terminalit të lundrueshëm në portin e Vlorës, që do të ndërtohet nga kompanitë amerikane Exxon Mobil dhe Excelerate Energy, lidere në tregun global të LNG. /DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38