Flash News

E-TJERA

Termometri zbret në -9 gradë celsius, e enjtja dhe e premtja sjellin acarin

Termometri zbret në -9 gradë celsius, e enjtja dhe e premtja sjellin
Foto Ilustruese

Temperaturat e kësaj jave do të jenë mjaft të ulëta, për të përjetuar dimrin e acartë.

Sinoptikania Adiola Bani ka thënë për Klan, se dy ditët më të ftohta të javës do të jenë dita e enjte dhe e premte, ku termometri do të shënojë -8 ose -9 gradë celsius.

“Ditët më të ftohta të kësaj jave parashikohen të jenë dita e enjte dhe dita e premte ku termometri në zonat malore zbret dhe në minus 8 apo 9 gradë Celsius. Afërsisht 80 për qind e territorit gjatë orëve të para të ditës së enjte dhe ditës së premte do të jetë në vlera negative. Vetëm vija bregdetare do të jetë 2 apo 3 gradë gjatë orëve të para të ditës”, tha sinoptikania.

Sa i përket zonave malore, parashikohet që të ketë reshje bore p;ër shkak edhe të qarkullimit të masave ajrore polare, ndërsa fundjava do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave.

“Do të kemi reshje të konsiderueshme të dëborës pasi me qarkullimin e masave ajrore polare ne kemi kryesisht mot të qëndrueshëm, por në mungesë të reshjeve, kryefjala do të jenë temperaturat e ulëta dhe era, e cila do t’i bëjë këto temperatura të ndihen akoma më të ulëta nga se janë”, tha Bani.

Të fundit