Flash News

E-TJERA

Testi i drogës në Policinë e Shtetit, rreth 200 efektivë i janë nënshtruar në 48 orë

Testi i drogës në Policinë e Shtetit, rreth 200 efektivë i

Afro 200 punonjës të Policisë së Shtetit i janë nënshtruar testit të drogës në 48 orë, nga firmosja e urdhri nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Testi i efektivëve do të bëhet në mënyrë rastësore. Sipas Euronews Albania, të parët që i janë nënshtruar kanë qenë nga Drejtoria Vendore e Policisë në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Testi i drogës bëhet përmes urinës dhe fijes së flokut për të provuar nëse efektivi i Policisë, ka konsumuar ose jo lëndë narkotike të llojit kanabis apo kokainë në muajt e fundit.

Ndalimi i përdorimit të lëndëve narkotike parashikohet edhe në Kodin Rrugor, por deri tani kontrollet kryhen vetëm kur ka raste të dyshimta për përdorim.

 

Të fundit