Flash News

E-TJERA

Testi i drogës për policët, 30 efektivë dalin pozitivë në Shkodër, Vlorë, Sarandë e Elbasan: E kemi nga ilaçet   

Testi i drogës për policët, 30 efektivë dalin pozitivë

30 punonjës policie kanë rezultuar pozitiv në testin e drogës që janë bërë në drejtoritë vendore të policisë së Vlorës, Shkodrës, Sarandës dhe Elbasanit.

Testi është marrë me rezerva nga policët, të cilët e kanë kundërshtuar duke thënë se është i pasaktë. Sipas, Report Tv në Vlorë kanë rezultuar me përmbajtje lëndë narkotike në analiza 15 efektivë, por ato e kanë kundërshtuar.

Ato kanë mohuar kategorikisht që kanë konsumuar lëndë narkotike, por dyshojnë se mund të kenë rezultuar pozitiv për shkak të përdorimit të ilaçeve për sëmundje të ndryshme.  

Në Shkodër kanë rezultuar 11 efektivë si përdorues droge, në Sarandë tre policë dhe një Elbasan një police grua.  

Të fundit