Flash News

E-TJERA

Teuta merr kreun e klasifikimit, Partizani "ngec" përballë Skënderbeut

Teuta merr kreun e klasifikimit, Partizani "ngec" përballë

Nuk ka patur fitues në sfidën mes Skënderbeut dhe Partizanit të vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Dueli i luajtur në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës është mbyllur në barazim 1-1.

Të kuqtë realizuan të parët që në fraksionin e parë të lojë me anë të Stenio Zhunior pas një kombinimi të bukur me Jasir Asanin. Ndërkohë që në pjesën e dytë të lojës, korçarët, gjetën forcë, për të barazuar shifrat me Alfred Mensah pas një devijimi nga një goditje dënimi të ekzekutuar nga Taipi. Demat ishin dominues gjatë gjithë takimit, por nuk arritën dot të dilnin me tre pikë.

Pas këtij barazimi, Partizani humbet vendin e parë në tabelën e klasifikimin, ndërsa korçarët marrin një pikë mjaft të rëndësishme për mbijetesë, teksa shkojnë në kuotën e e 31 pikëve në vend të 8-të.

Në ndeshjen tjetër, Teuta ka fituar me "poker" golash përballë Bylisit në "Niko Dovana", duke rimarrë e vetme kreun e tabelës së klasifikimit. "Djemtë e Detiti" arritën të gjenin katër herë rrugën e rrjetës, duke mos e vënë në asnjë moment diskutim fitoren. Golat për durrsakët u realizuan nga Albano Aleksi, Lorenco Vila, Dejvi Bregu dhe një autogol i Prekas.

Me këtë fitore, Teuta shkon në vendin e parë në kuotën e 59 pikëve, një më shumë sesa Partizani i vendit të dytë. Ndërsa Bylisi, mbetet në kuotën e 30 pikëve dhe zbret në vendin e 9, duke u parakaluar nga Skënderbeu.

Më herët janë luajtur dhe sfidat Apolonia-Laçi 0-1, Tirana-Kastrioti 1-0 dhe Kukësi-Vllaznia 3-1.

Teuta merr kreun e klasifikimit, Partizani "ngec" përballë

Të fundit