Flash News

E-TJERA

‘The Hill’: Rusia mund të përdorë “Ballkanin e Hapur” për të shmangur sanksionet

‘The Hill’: Rusia mund të përdorë “Ballkanin e

Pas fillimit të luftës ruse në Ukrainë, Perëndimi dhe SHBA vendosën t’i kundërpërgjigjen Moskës duke e sanksionuar me qëllim izolimin në botën ekonomike.

Përballë sanksioneve, Rusia sigurisht ka humbur mjaft potencial sidomos në aspektin ekonomik, ku ishte ndër importuesit kryesorë të naftës dhe gazit për vende të Evropës si Gjermania e Franca.

Një artikull i ‘The Hill’ hedh dyshime se Moska mund të ‘ketë kthyer sytë’ nga Ballkani, pasi edhe vendet e Ballkanit Perëndimor (përveç Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës) ka vendosur sanksione ndaj saj.

‘The Hill’ nënvizon se rreziku fillon prej nismës rajonale “Ballkani i Hapur”. Nisma e sapokrijuar e Ballkanit të Hapur përfaqëson mundësinë më të mirë të Perëndimit për të ndërtuar dhe përdorur në mënyrë efektive levat ekonomike në rajon, thuhet në artikull.

I krijuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia në vitin 2021, projekti synon të promovojë lidhjet midis tre vendeve duke krijuar përfundimisht një treg të vetëm për mallra, shërbime dhe kapital.

Tregtia ruse me Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë dhe Malin e Zi është dominuese në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke nxitur investimet perëndimore në rajon, duke përdorur nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për nxitjen e lojtarëve rajonalë për të luftuar korrupsionin, Uashingtoni dhe aleatët e tij mund të punojnë për të kufizuar ndikimin e Rusisë.

Nëse nuk kontrollohet siç duhet, një treg i vetëm në Ballkanin Perëndimor mund të krijojë mundësi për rrjetet ruse të evazionit të sanksioneve dhe organizatat kriminale transnacionale për të zhvendosur kapitalin rus në dhe përmes ekonomive rajonale.

Për këto arsye, nismat për liberalizimin e tregtisë si Open Balkan kërkojnë institucione të forta që mund të gjurmojnë dhe pengojnë skemat e paligjshme financiare që përfshijnë Rusinë ose aktorë të tjerë keqdashës.

Ndikimi kulturor dhe politik i Rusisë dhe prania ekonomike në Ballkanin Perëndimor i ofron Kremlinit një shans për të krijuar një ose më shumë juridiksione për shmangien e sanksioneve në mes të Evropës. Nëpërmjet një kombinimi të karotave dhe shkopinjve, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj mund të prishin planet e Rusisë.

Të fundit