Flash News

E-TJERA

Thellohet bilanci i viktimave nga shpërthimi i bombolës në Velipojë/ Pas dy vajzave, humb jetën dhe nëna

Thellohet bilanci i viktimave nga shpërthimi i bombolës në

Është thelluar bilanci i viktimave nga shpërthimi i bombëlës së gazit në Velipojë. Pas dy vajzave, ka humbur jetën dhe nëna, Alketa Gjoka. Kjo e fundit ka ndërruar jetë në Itali, ku ndodhej për kurim të specializuar.

E para që humbi jetën si paosjë e plagëve të marra ishte Daniela, 19-vjeç dhe më pas motra e saj e vogël Klarisa, 15-vjeç. Ndërsa i vëllai i tyre, është duke u përmirësuar.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth një muaj më parë në një hotel në Velipojë, ku mbetën të plagosur nëna dhe tre fëmijët e saj.

Të katërt të lënduarit u nisën për kurim në Itali, aty ku nëna me dy vajzat e saj ndërruan jetë. Shpërthimi i bombolës ndodhi si pasojë e një gabimi njerëzor.

Të fundit