Flash News

E-TJERA

Thellohet skandali me databazën e prillit/ Publikohen numrat e telefonit për rreth 900 mijë qytetarë

Thellohet skandali me databazën e prillit/ Publikohen numrat e telefonit

Një databazë e dytë me të dhënat e qytetarëve është publikuar sot. Bëhet fjalë për listën e pagave në shtet e privat për muajin prill.

Përpos të dhënave lidhur me pagën, numrin e ID apo pozicionin e punës, së fundmi janë publikuar edhe numrat e afro 900 mijë qytetarëve.

Në databazën e muajit prill, që përkon edhe me zgjedhjet parlamentare, janë renditur në listë emri, mbiemri, atësia, datëlindja dhe numri i telefonit për secilin qytetar. Mësohet se pagesa më e lartë është bërë nga Shërbimi Informativ i Shtetit, ku vihet re të jenë paguar afro 590 mijë euro.

Rroga e dytë m ë e lartë nga 200 mijë eujro në muaj, ka zb ritur në 140 mijë euro. Ajo çka vihet re dhe është ndoshta më shqetësuese, lidhet me publikimin e identitetit të agjentëve informativëtë policisë ose agjentëve të tjerë, puna e të cilëve duhej të jetë sekret.

Prokuroria është vënë në lëvizje vetëm 24 orë pas skandalit, ku ka kërkuar historikun e të gjitha lëvizjeve të bëra në sistem, pra të gjithë 'subjekteve' që kanë hyrë në databazë.

Kujtojmë se dje u publikua databaza e parë e rrogave për muajin janar. Ishin rreth 690 mijë qytetarë të cilëve iu bënë publik të dhëna mjaft sensitive përfshirë identitetin, numrin e ID si edhe profesionin.

Të fundit