Flash News

E-TJERA

Thikë në zemër bashkëmoshatarit, 14-vjeçari pendohet në sallën e gjyqit: Nuk kam dashur ta vras

Thikë në zemër bashkëmoshatarit, 14-vjeçari pendohet

Korçës ka dhënë masat për të akuzuarit e vrasjes së 14 vjeçarit pak ditë më parë.

 Enedio Guri, 14-vjeçari që vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit duke thënë se nuk donte që veprimet e tij të sillnin këtë pasojë.

Burime të tjera nga salla e gjyqit zbulojnë se autori ka qenë i përlotur në para togave të zeza duke thënë: “Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e momentit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen”.

Po ashtu edhe babai i autorit, Edison Guri mësohet të ketë shprehur ngushëllimet e tij për familjen, ndërsa gjykata e la edhe atë në qeli për përfshirjen e tij pas vrasjes.

 

Të fundit