Flash News

E-TJERA

Thirret në SPAK ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici

Thirret në SPAK ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici

Ish-drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici është paraqitur paraditen e kësaj të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Bici është parë të hyjë e vetme në SPAK.

Ende nuk dihen arsyet se përse ish-drejtoresha e IKMT-së është thirrur në Gjykatën e Posaçme.

Dallëndyshe Bici u shkarkua nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në janar të këtij viti. Ajo mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.

Të fundit