Flash News

E-TJERA

Thirri protestë kundër Vuçiçit, Abazi ngre dy pyetje: Berisha e mbështeti marrëveshjen e dëmshme për Kosovën

Thirri protestë kundër Vuçiçit, Abazi ngre dy pyetje:

Ish-drejtuesi i LVV në Shqipëri Boiken Abazi ka reaguar për protestën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë në kuadër të "Ballkanit të Hapur".

Ai thotë se në shtator të vitit të kaluar, Berisha ka dhënë mbështetje për marrëveshjen që u nënshkrua në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa e cilëson të dëmshme.

Abazi shton se Berisha u shpreh dakord, pasi dhe SHBA-të ishin dakord. Sipas tij, ish-kryeministri ka deklaruar se e ka kuptuar si lëshim të Kosovës pranimin e minishengenit (Open Balkan) në marrëveshjen e Washingtonit.

Abazi thekson se Soros edhe në atë kohë e mbështeste "Ballkanin e Hapur" dhe punoi prej fillimit për realizimin e kësaj nisme, por kjo nuk e pengoi Berishën ta jepte edhe ai mbështetjen e tij.

Nisur nga kjo situatë ai ngre dy pyetje

- A është i gatshëm Sali Berisha të pranojë se e ka patur gabim në shtatorin e vitit të kaluar Presidenti Trump, Richard Grenell dhe vet Berisha që e kanë mbështetur "Open Balkan / Mini Shengenin ballkanik?

-Evi Kokalari, mbështetëse e zjarrtë e "Ballkanit të Hapur/Mini Shengenit" dhe anëtare e "Komisionit të Rithemelimit" të PD-së, a do shkojë të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër "Open Balkan"? A do dalë edhe ajo kundër pseudo-marrëveshjes seWËashingtonit të shtatorit të vitit të kaluar që detyronte Kosovën të pranonte "Open Balkan"?

Të fundit