Flash News

E-TJERA

Thirrja e SHBA për lista të ‘pastra’, Sejamini: Partitë i bëjnë kriminelët deputetë ose për muskuj, ose për para

Thirrja e SHBA për lista të ‘pastra’, Sejamini:

Listat e pastra të kandidatëve për deputetë ka qenë thirrja e vazhdueshme e ambasadores së SHBA për partitë politike në vend, kur na ndajnë edhe tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.

 Analisti Neritan Sejamini në emisionin “Open” tha se partitë politike i marrin kriminelët e i bëjnë deputetë ose për muskuj ose për para.

“Kryeministri ka dhënë përgjigje arrogante, ajo që thotë ai është e pavërtetë, nëse do të shikojmë të gjithë, këta janë të fortë që partitë i marrin ose për muskuj ose për para. Nuk ka pasur politikanë karriere me rekorde kriminale.

Partitë nëse nuk duan që të rekrutojnë persona të tillë e kanë shumë të lehtë që të verifikojnë. Të gjithë ata që merren pa një karrierë politike. Po flasim me njerëz që janë kapur për krime apo janë dënuar për krim. Kriminelët s’mund të jenë vetë për shembull, por mund të fusin fëmijët, nipërit.

Ambasadorja Kim ka një thirrje shumë normale. Kim ka qëllim që në parlament mos të ketë kriminelë si në vitet e fundit, sepse ka pasur edhe vrasës në Kuvend”, tha Sejamini.

Të fundit