Flash News

E-TJERA

Thirrja e shkrimtarit: Nuk dua politikanë në promovimin e librit tim

Thirrja e shkrimtarit: Nuk dua politikanë në promovimin e librit tim

Gazetari dhe shkrimtari Gazmend Kapllani, në prezantimin e librit të tij më të ri ‘Fjala e fundit’, i është drejtuar me një kërkesë të gjithë politikanëve të vendit ose siç ai i quan ndryshe "çdo lloj matrapazi që ka kontribuar që vendi të jetë më i varfri, më i korruptuari'.

Shkrimtari ka kërkuar që asnjë politikan të mos jetë i pranishëm në promovimin e librit të tij. Kapllani i ka bërë ftesë vetëm njerëzve dhe lexuesve ‘të ndershëm’.

“Nje sqarim te vogel meqenese per dy ore eshte prezantimi i romanit tim te ri Faqja e Fundit: anetare te kesaj qeverie si dhe cdo lloj matrapazi qe ka kontribuar qe ky vend te jete me i varfri, me i korruptuari, me i friksuari dhe me i shpopulluari ne Europe nuk duam te na "nderojne" me pranine e tyre. (Dicka e tille per me shume demton rende frymezimin dhe imagjinaten e nje intelektuali dhe krijuesi - e them i bazuar ne pervojen vetjake). Na mjaftojne njerezit dhe lexuesit e ndershem qe ne kete vend, fatmiresisht, jane shumica.  Shihemi ne oren 17:00”, shkruan Kapllani.

Të fundit