Flash News

E-TJERA

Thirrja në SPAK e Veliajt, Çollaku: Kohë e mjaftueshme për të cenuar provat

Thirrja në SPAK e Veliajt, Çollaku: Kohë e mjaftueshme për

Teksa kryebashkiaku Erion Veliaj është thirrur mëngjesin e kësaj të enjteje në SPAK për t’u pyetur në kuadër të hetimeve të nisura ndaj tij, gazetari Basir Çollaku shprehet se ka pasur gjithë kohën e mjaftueshme për të cenuar hetimin dhe manipuluar provat.

Çollaku deklaron se tashmë Veliaj rrezikon të dalë si grup i strukturuar kriminal brenda familjes për shkak se të gjitha paratë qarkullojnë te familjarët e tij.

 “Ka pasur kohë të mjaftueshme për të cenuar hetimin e për të manipuluar dokumentat, është kohë dyshuese për vetë hetuesit e prokurorët. Tashmë ai rrezikon nga të dhënat e deritanishme të kemi një grup të strukuturar kriminal brenda familjes. Çështjet lidhen me punët e tij, lidhen me incineratorët e 5D, me strukturën dhe vendimarrjen e kryebashkiakut. Kemi një individ që në gjendje më të rendë penale po shkon pak si butë.

Të gjitha çështjet që kanë natyrë politike, sidomos në kampin e opozitës, shkon me intesitet më të lartë.  Nëse hetohet për këto pasuri të sekuestruara ose më vonë, atëherë do të kemi të bëjmë me pastrimin e produktuve të veprës penale. Ka një numër të madh veprash dhe autorësh të dyshuar. Ftesta në prokurori mund të ketë shumë surpzira.

Është më shumë vonesë thirrja në SPAK, e ul besueshmërinë nuk e rrit. Kjo nuk bëhet hetim me leje nga partia. Prokuroria ka pasur gjithë kohën. Veliaj i ka të gjithë njerëzit nën hetim, këta duhet të kujdesen për familjen biologjike, sepse nuk kanë kohë të mjaftueshme për familjen politike.”– tha Çollaku në “Kafe Shqeto” në Syri TV.

Të fundit