Flash News

E-TJERA

Thirrje në FB për heqjen e flamurit turk nga HEC-i i Mirditës, Gjykata e Lezhës dënon me dy vjet burg 36-vjeçarin

Thirrje në FB për heqjen e flamurit turk nga HEC-i i Mirditës,
Gjykata e Lezhës

Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtor një emigrant 36-vjeçar për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes” dhe e dënoi atë me 2 vjet burg, tre vjet pas një fushate në rrjetet sociale për heqjen e një flamuri turk nga diga e një hidrocentrali të ndërtuar nga një kompani turke.

Sipas vendimit të gjykatës, Leon Molla organizoi përmes statuseve në Facebook një fushatë për heqjen e flamurit turk nga hidrocentrali i ndërtuar në Qafë-Mollë, duke përdorur gjuhë urrejtjeje.

Për 500 vjet Mirdita nuk ka pranuar sundim dhe flamurë pushtuesish, prandaj të gjithë në këmbë për largimin e simbolit të pushtuesit,” shkruante Molla në një prej statuseve në vendimin e Gjykatës së Lezhës.

Gjykimi ndaj Mollës eshtë bërë në mungese, pasi i riu jeton ne Francë që prej vitit 2012, ndërsa prokurori Arben Agovi kishte kërkuar që ai të dënohet me tre vite heqje lirie.

Gjykata arsyeton se statuset e Mollës kishin nxitur urrejtjen ndaj kompanisë turke dhe ndaj investimeve turke në Shqipëri. “Nëpërmjet veprimeve të kryera prej të pandehurit është synuar të cënohet bashkëjetesa e popullit tonë me atë turk dhe investimeve të kryera nga ky i fundit në vendin tonë,” thuhet në vendimin e Gjykatës së Lezhës.

Të fundit