Flash News

E-TJERA

Thirrjet e Yuri Kim për Tom Doshin, Meta: E dimë kush kandidoi njerëz me 3-4 emra në krye të bashkive e parlament

Thirrjet e Yuri Kim për Tom Doshin, Meta: E dimë kush kandidoi

Presidenti Ilir Meta ka komentuar thirrjet e vazhdueshme të ambasadores së SHBA, Yuri Kim për ndalimin e kandidimit të Tom Doshi në zgjedhjet e 25 prillit.

Nga Durrësi, Meta tha se tashmë e dinë të gjithë se kush kandidoi në krye të bashkive apo në Kuvend persona me 3-4 emra.

“Nuk kam asnjë arsye të shmangem nga çështja më e madhe që ka vendi. Ne e dimë që kemi një histori të dhimbshme, një ligj për dekriminalizimin, e dimë shumë mirë se kush na detyroi të bëjmë një ligj të veçantë, se kush kandidoi me 3-4 emra në krye të bashkive e parlament, e kudo.

Ajo që dua të theksoj, se në këto zgjedhje edhe pse nuk u bë më e mira, përsëri qytetarët kanë mundësi jo vetëm të zgjedhin mes subjekteve, 12 në shkallë vendi, as 2, as 3. Jo vetëm të zgjedhin 1 nga 12 apo 13, aty ku  ka dhe të pavarur, por dhe brenda listës për atë opsion politik që është më i miri, kanë sinjalin për kandidatin dhe kandidaten që besojnë më shumë.

Ftoj qytetarët që të votojnë me bindjen e tyre, për alternativën që i përfaqëson më mirë, edhe për kandidatin apo kandidaten me më integritet, që do jepej një mesazh i mirë për kryetarët dhe kryetaret për listat për të ardhmen”, tha presidenti.

 

Të fundit