Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Reagimet në Gjermani ndaj marrëveshjes Rama Meloni për migrantët janë të ndara. Ndërsa disa janë euforikë dhe presin që të pasojnë marrëveshje të ngjashme me vende të tjera, të tjerë parashikojnë dështimin e saj.
Eksperti i migracionit, Ruud Koopmans, i cili ka vite që e ka propozuar zhvendosjen e qendrave pritëse jashtë BE-së, i tha DW, se marrëveshja Meloni-Rama do të ishte diçka historike. Koopmans tha se modeli i Shqipërisë mund të aplikohej edhe në vende të tjera të sigurta të treta, si për shembull në Maqedoninë e Veriut. Por ai vuri në dukje, se fakti që marrëveshja Rama-Meloni është një marrëveshje bilaterale, ekziston rreziku i një "migracioni dytësor", që do të thotë, se azilkërkuesit e refuzuar mund të përpiqen të kalojnë kufirin dhe të kërkojnë sërish azil në një vend tjetër të BE-së. Që kjo të mos ndodhë, Shqipëria dhe Italia duhet të kërkojnë mbështetje nga BE-ja që ta kthejnë këtë marrëveshje në marrëveshje multilaterale.
Në do të ketë BE vërtetë dëshirë t'i bashkohet marrëveshjes së Melonit me Ramën, siç e sugjeron Koopmans, kjo nuk dihet ende. Reagimet e para nga Brukseliishin të rezervuara. As Gjermania zyrtare nuk pranoi ta komentonte marrëveshjen.
Pyetjes përkatëse të DW, një zëdhënëse e qeverisë iu përgjigj duke i kujtuar vendimin e marrë në takimin e kancelarit Olaf Scholz me shefat e 16 landeve federale për të sonduar mundësitë e kalimit të procedurave të azilit në vende jashtë BE-së. Për këtë po insistojnë sidomos politikanë të opozitës konservatore dhe të partisë liberale - një nga tre partitë e koalicionit të qendrës së majtë në pushtet. Disa nga këta politikanë kishin përmendur edhe Shqipërinë si opsion, por preferencat ishin që azilkërkuesit ta parashtronin kërkesën e tyre për azil në vende afrikane. Sepse kështu do t'u kurseheshin azilkërkuesve të refuzuar peripecitë e rrugës së gjatë përmes Mesdheut.
Kancelari Olaf Scholz gjatë vizitsë së tij të fundit në Ganë dhe Nigeri tha, se është e vështirë të gjesh vende që janë të gatshme të marrin përsipër qendra të tilla. BE kishte bërë para ca kohësh një marrëveshje të ngjashme me Tunizinë, por në verë kjo e fundit ia ktheu paratë e depozituara për ndërtimin e qendrave. Edhe një marrëveshje e ngjashme e Britanisë së Madhe me Ruandën u shpall si e paligjshme nga një gjyq në Londër ngaqë Ruanda nuk është vend i sigurtë.
Para këtij sfondi, në Gjermani ka shumë zëra që e shikojnë me njëfarë zilie marrëveshjen e Ramës me Melonin. Gazeta bavareze "Augsburger Allgemeine" shkruan se "kush e quan këtë skup të Melonit, një Guantanamo italiane, i bie tepër shkurt. Nëse BE dëshiron të pengojë hapa të tilla unilateralë si ai i Melonit, ajo duhet të kujdeset që pakoja e azilit e prezantuar prej asaj vetë prej shumë vitesh të realizohet më në fund. Sepse migracioni është një çështje fati për Evropën. Është në pyetje se sa izolim mund t'i lejojmë vetes pa i tradhëtuar vlerat tona. Dhe se sa izolim duhet t'i lejojmë vetes për të frenuar ngritjen - siç duket - të pandalshme të partive ekstremiste të djathta dhe të majta në Evropë".
Gjtihsesi marrëveshja me Melonin ka një përparësi, tha për DW Ruud Koopmans: Italia do të dërgojë në Shqipëri, vetëm persona që nuk e kanë shkelur territorin e Italisë, por që kapen në ujërat pranë brigjeve italiane. "Në këto raste, Italia është e detyruar vetëm t'i transferojë refugjatët në një port të sigurt", sqaron eksperti. "Nëse do të dërgoheshin njëherë në Itali e më pas në Shqipëri, kjo do të binte ndesh me rregullat për procedurat e azilit të BE-së, sipas të cilave azilkërkuesit mund të kthehen vetëm në ato vende të treta, me të cilat kanë pasur më parë një lidhje. Prandaj edhe migrantë që kanë hyrë në Itali nëpërmjet Saharasë, nuk mund të dërgohen në Shqipëri," thotë Koopmans.
Koopmans vetë megjithatë kujton se ende është e paqartë se çfarë do të ndodhë me refugjatët e refuzuar. Sipas marrëveshjes, ata do të riatdhesohen, por në praktikë kjo nuk është shumë e lehtë, sepse shumë vende të prejardhjes nuk kooperojnë dhe nuk i bëjnë gati dokumentet e nevojshme për riatdhesim. Eksperti i migracionit në Universitetin e Humboldtit në Berlin parashikon se kjo do të jetë sfida kryesore për Shqipërinë. Por Koopmans thotë se fakti që refugjatët do t'i presin dokumentat në Shqipëri dhe jo në Itali, do t'i demotivojë ata që të harxhojnë kaq shumë për kontrabandistët dhe të vënë jetën në rrezik e të kapërcejnë Mesdheun.
Por Koopmans është i vetmi nga ekspertët që mendon, se një kamp në Shqipëri do të ketë ndonjë efekt trembës ose demotivues për refugjatët. Në fakt, sipas marrëveshjes Italia duhet t'i marrë mprapsht pas një farë kohe edhe azilkërkuesit e refuzuar që nuk i riiatdheson dot, por ministri i brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, i tha DW se nuk dihet se sa mund të zgjasin këto procedura.
Në një intervistë për "Die ZEIT" eksperti i migracionit, Gerald Knaus, jep dy skenarë për azilkërkuesit e refuzuar: "Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Evropë, së shpejti do të përballet me dy skenarë. "Ose do të mbajë azilkërkuesit e refuzuar, e për rrjedhojë kampet shumë shpejt do të mbushen. Ose, dhe kjo është më e mundshmja, refugjatët do të marrin rrugën drejt veriut, nëpërmjet Itinerarit të Ballkanit." Edhe Pëllumb Nako, i cili ka shërbyer për shumë vite si drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shqipërisë, i tha DW, se Shqipëria është tepër afër BE-së, dhe vendeve veriore, për të trembur migrantët që të mos vijnë në Evropë. Ai i tha DW se marrëveshja nuk do të sjellë zgjidhje për refugjatët, por ajo ka vlerë politike, sepse tregon gatishmërinë e Shqipërisë për të ndihmuar Italinë për të kapërcyer këtë fazë të vështirë.
Gazeta e përditshme gjermane "tageszeitung" dyshon në këtë narrativë të përhapur nga qeveria shqiptare, të cilën Rama e ka përmbledhur me fjalinë tashmë shumë të cituar: "Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet". "Kjo bujari nuk i shkon Ramës, i cili është një politikan mendjemprehtë. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE është hapur që nga viti 2022, por rruga është ende e gjatë dhe jo pa pengesa. Italia ka premtuar mbështetje 100% për Tiranën. Muajt e ardhshëm do ta tregojnë nëse është vetëm ky favor, me të cilin po e shpërblen Italia këtë bujari të Shqipërisë."
Dhe tek e fundit, taz dyshon se kjo marrëveshje do të realizohet: "Italia është padyshim e përgatitur politikisht t'i injorojë të drejtat e atyre që kërkojnë mbrojtje. Por ligji i BE-së përcakton saktësisht se ku dhe si duhet të akomodohen azilkërkuesit. Nuk ka plane për t'i çuar në ndonjë shtet tjetër dhe për t'i mbajtur atje të mbyllur. Prandaj mbetet me pikëpyetje, nëse marrëveshja e Melonit do të arrrijë të kapërcejë Strasburgun", përfundon "taz"./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38