Flash News

E-TJERA

E quajti Luizin “të shitur”, Stresi sqaron postimin dhe specifikon me kë e kishte

E quajti Luizin “të shitur”, Stresi sqaron postimin dhe

Artisti i njohur Stresi kishte bërë një postim para disa kohësh për disa personazhe të famshëm që kanë qenë demokrat, por më pas kaluan në krahë të Partisë Socialiste. Ky u duk si një thumb për fituesin e Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, i cili nga një mbështetës i Sali Berishës u kthye në mbështetës së Benet Becit dhe PS-së.

I ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në Top Channel, tha se një nga femrat që do prangoste përgjithmonë, ishte Çiljeta Xhilaga, pasi kjo e fundit mbështeti Erion Veliajn në zgjedhjet lokale.

Pjesë nga intervista:

Stresi: E para është Çiljeta, do e kisha prangosur përgjithmonë, meqë e deshët një emër. Me të parën që do merresha është ajo.

Ronaldo Sharka: Ndoshta nga fakti që Çiljeta bëri këtë ndryshimin kohët e fundit që kaloi nga lali Eri.

Stresi: Dëgjo, politika është hobi, primare është muzika.

Ronaldo Sharka: Po ti je fansi i politikës. Përveç Çiljetës ti ke bërë një postim që ke thënë berishjan deri në vdekje.

Stresi: Po ajo dihet.

Ronaldo Sharka: Njerëzit kanë menduar se është thumb për Luizin.

Stresi: Jo, s’ka të bëjë fare, ajo është e drejta e tij dhe unë respektoj të drejtën e çdo kujt, se unë jam askush të gjykoj…

Ronaldo Sharka: Atëherë e kishe për Çiljetën?

Stresi: Për Çiljetën po.

E quajti Luizin “të shitur”, Stresi sqaron postimin dhe

Të fundit