Flash News

E-TJERA

Tirana shkarkon trajnerin Emmanuel Egbo, kush e zëvendëson

Tirana shkarkon trajnerin Emmanuel Egbo, kush e zëvendëson

Pas eliminimit në kupë, Tirana ka shkarkuar trajnerin nigerian, Emmanuel Egbo.

Klubi bardheblu ka vendosur ta shkarkojë teknikun pas rezultatit zhgënjyes përballë ekipit të Kategorisë së Parë, Korabit.

Lajmi është bërë me dije nga vetë klubi i Tiranës përmes një postimi në Facebook ku bëhet me dije se vendimi për shkarkimin e Egbo vjen pas rezultateve jo të mira të skuadrës.

Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.

Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi. Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!”, thuhet në njoftim.

Pas shkarkimit të Emmanuel Egbo, trajneri i ri i Tiranës do të jetë Nevil Dede.

Burime të Top Channel kanë konfirmuar se Nevil Dede që mban aktualisht detyrën e trajnerit të ekipit kombëtar U 19 pritet të zyrtarizohet nesër si trajner i bardhebluve.

Të fundit