Flash News

E-TJERA

Tiranë, 31-vjeçari humb jetën pasi ra nga kati i pestë

Tiranë, 31-vjeçari humb jetën pasi ra nga kati i pestë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një i ri ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë. Viktima është shtetasi M. Rr., 31 vjeç, banues në rrugën “Myslym Keta”.

Sipas raportimeve të autoriteteve, rreth orës 20:00, i riu është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati në Rrugën e Kavajës, përballë një qendre shëndetësore. Nga hetimet paraprake, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga kati i pestë i pallatit.

Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital, ai nuk arriti të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të fundit