Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Sherr me thika në Laprakë, plagosen tre persona

Tiranë/ Sherr me thika në Laprakë, plagosen tre persona
Foto ilustruese

Një sherr me thika është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë.

Sipas policisë, një 40-vjeçar ka plagosur me thikë tre persona, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.03.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autori. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit