Flash News

E-TJERA

U hodh nga lartësia te 'Shefqet Ndroqi', ndërron jetë pacienti i 5 me COVID

U hodh nga lartësia te 'Shefqet Ndroqi', ndërron jetë
Foto Ilustruese

Vetëhidhet nga lartësia në ambientet e spitalit COVID-2 pacienti i 5-të i infektuar me koronavirus. Mësohet se, viktima është një 60-vjeçar nga Rrësheni i cili ishte shtruar prej 10 ditësh tek “Shefqet Ndroqi”, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Viktima ishte shtruar në terapi intensive, duke u trajtuar me oksigjen. Në kushte të rënduara psikologjike, ai është hedhur nga dritarja e dhomës së tij në katin e dytë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 00:30.

 “Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

L.S. është pacienti i 4 që i merr jetën vetes duke u hedhur nga lartësia e  “Shefqet Ndroqit”, ndërsa një tjetër rast u shënua pak ditë më parë në spitalin e “Infektivit”, i njohur ndryshe si COVID-1.

Vetëvrasjet po hetohen nga ana e policisë. Në rastin e 60-vjeçarit është sekuestruar kartela mjekësore dhe po pyetet personeli mjekësor dhe pacient të tjerë rreth gjendjes së viktimës.

Duke qenë se është rasti i 5, grupi hetimor dyshon se një element që mund t’i shtyjë pacientët të kryejnë vetëvrasjen është kombinimi i mjekimeve, i cili më pas mund të krijoi situatë depresive tek pacientët që të ndërmarrin aktin fatal.

Po ashtu, në rastin e viktimës L.S, 60-vjeç, policia po verifikon gjendjen e përgjithshme shëndetësore, nëse ka patur sëmundje të shëndetit mendor apo natyrë depresive që mund ta kenë shtyrë të kryej aktin e rëndë.

Të fundit