Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Vetëvritet me armë zjarri 44-vjeçari

Tiranë/ Vetëvritet me armë zjarri 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë mesnatën e së shtunës, në banesën e tij në kryeqytet. Sipas policisë dyshohet se 44-vjeçari me inicialet D.M., është vetëvrarë.

Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas para disa javësh ka shfaqur shenja depresioni. Ndërkohë, forcat policore kanë sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale, dhe po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Më datë 26.12.2020, rreth orës 23:15, në rrugën “Jakov Xoxe”, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 44 vjeç. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas para disa javësh ka shfaqur shenja depresioni.

Të fundit