Flash News

E-TJERA

Tjetër aksident me vdekje në Divjakë/ Ndërron jetë pasagjerja, plagoset shoferja

Tjetër aksident me vdekje në Divjakë/ Ndërron jetë

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në Divjakë.

Sipas policisë, një mejt tip "Opel" ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, B. A.

‘Rreth orës 17:00, në aksin rrugor "3 urat-Çermë", shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip "Opel" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.’- njofton policia.

 

Të fundit