Flash News

E-TJERA

Tjetër bilanc i rënduar, 6 viktima dhe 275 të infektuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Tjetër bilanc i rënduar, 6 viktima dhe 275 të infektuar nga

6 viktima dhe 275 persona të infektuar është bilanci i covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se paralelisht janë shëruar 114 persona, ndërsa në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë

“Në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1422 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese”, njofton MSH.

COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                                         275

Të shëruar ne 24 orë                                      114

Të shtruar në spitale                                       291

Humbje jete në 24 orë                                  6

Testime ditore                                                  1422

 

Testime totale              122,426

Raste pozitive                       20,315

Raste të shëruara               11,007

Raste Aktive                            8,809

Humbje jete                            499

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4468

Durrës                  837

Fier                         650

Korçë                    544

Shkodër                522

Lezhë                     396

Elbasan                  378

Vlorë               352

Berat               256

Kukës                      184

Gjirokastër           131

Dibër                91

Të fundit