Flash News

E-TJERA

Tjetërsim pronash dhe ndërtime pa leje, Prokuroria e Lezhës lëshon 10 urdhërarreste, mes tyre zyrtarë e policë

Tjetërsim pronash dhe ndërtime pa leje, Prokuroria e Lezhës

Një operacion kundër tjetërsimit të pronave dhe ndërtimeve pa leje është zhvilluar në Lezhë. 

Mësohet se Prokuroria e Lezhës ka lëshuar 10 urdhër-arreste në kuadër të këtyre hetimeve për tjetërsimin e pronave në zonën e Patokut dhe të Shëngjinit. 

Një pjesë e urdhër arresteve janë ekzekutuar nga policia dhe mes të përfshirëve janë zyrtarë të hipotekës në Lezhë. 

Bëhet fjalë për:

Pjetër Tuçi – “arrest në burg”
Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi”
Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
Luiza Bala – “arrest në shtëpi”
Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi”
Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”

 

 

Të fundit