Flash News

E-TJERA

Tjetërsimi i pronave në Durrës, SPAK lëshon urdhër-arrest për Rrumin e Shijakut

Tjetërsimi i pronave në Durrës, SPAK lëshon

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar urdhër-arrets për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe me nofkën ‘Rrumi i Shijakut’.

Laho dyshohet të ketë kryer veprën penale të korrupsionit që lidhet me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit, konkretisht në Gjirin e Lalzit dhe Hamallaj.

Rrumi njihet si një personazh i lakuar në botën e krimit. Emri i tij u përmend edhe në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Laho është shpallur në kërkim ndërsa policia po vijon kontrollet për të ekzekutuar urdhër-arrestin e SPAK.

Të fundit