Flash News

E-TJERA

"Tmerri i tyre është angazhimi i Presidentit", Meta: 25 prilli do të përmbysë me votë plebishitare klikën oligarkike

"Tmerri i tyre është angazhimi i Presidentit", Meta: 25
Presidenti Ilir Meta

Referendumi i 25 prillit do të përmbysë me votë plebishitare klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët prej kohësh. Ky është mesazhi me të cilin e nisi ditën presidenti Ilir Meta.

Kreu i Shtetit thotë se as qeveria dhe as mediat në shërbim të saj nuk mund ta ndalojnë të bëjë detyrën kushtetuese, të mbrojë votën e shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan "Kot lodhen me shpifje, shantazhe, frikësime, gjoba arbitrare, fabrikime sondazhesh të gënjeshtra për të demoralizuar qytetarët të votojnë apo me blerje “opozitarësh”, që kurrë nuk kanë mbrojtur interesin publik e kombëtar por që mendojnë vetëm për “përsheshin” e radhës".

Sipas Metës, shqiptarët do të votojnë më 25 prill për lirinë e dinjitetin e tyre, si asnjëherë më parë në këto 30 vite, ndërsa shpreh bindjen se demokracia do triumfojë.

Të fundit