Flash News

E-TJERA

Toni Kroos “e mbyll karrierën” te Real Madrid

Toni Kroos “e mbyll karrierën” te Real Madrid

Mesfushori i madrilenëve Toni Kroos ka pohuar se nuk do të lëvizë në asnjë klub tjetër, derisa të pensionohet.

Kroos ka thënë për mediat se dëshiron që ta mbyllë karrierën e tij me Realin e Madridit. Mesfushori u shpreh se ndjehet shumë i lumtur dhe i qetë pranë klubit spanjoll dhe se deri tani nuk ka asgjë të re të diskutuar me përfaqësuesit.

“Ndihem shumë mirë fizikisht, gjithçka po shkon mirë në fushë, jam shumë i lumtur. Ndonjëherë është shumë qesharake të lexosh atë që duhet të mendoj vetë, kur as unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Jam shumë i qetë, gjatë pushimit në ligë do të mendoj se çfarë mund të ndodhë vitin e ardhshëm dhe pak nga pak do të vendos se çfarë dua të bëj.

Ajo që kam thënë gjithmonë, dhe nuk ka ndryshuar, është se nuk do të shkoj askund, nuk do të ndryshoj klub, do ta përfundoj karrierën time në Real Madrid, por nuk e di. kur. Edhe klubi edhe unë jemi shumë të qetë, po flasim dhe nuk ka asgjë të re”, tha mesfushori i Real Madridit.

Të fundit