Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli: Basha luan rolin e idiotit, është eksperiment politik i dështuar

Topalli: Basha luan rolin e idiotit, është eksperiment politik i

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka komentuar deklaratat e Lulzim Bashës, i cili pohoi se do të merrte përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve të 6 marsit dhe do të bënte një analizë e reflektim.

E ftuar në studion e “Të Paekspozuarit”, Topalli u shpreh se Basha pas çdo humbje thotë po të njëjtën fjali. Topalli e cilësoi Bashën si një individ që merr ‘rolin e idiotit në dëm të vendit dhe shoqërisë’.

“Unë nuk kam qenë njeriu që kam qenë afër tij. Ka shumë njerëz që i kanë thënë vazhdimisht budalla, ka shumë që nuk e kanë kuptuar pse ai është aty si dhe shumë të tjerë që nuk kanë dashur të besojnë dyshimet që kanë pasur për të. Pas çdo humbje zgjedhjesh Basha thotë të njëjtën fjali, do kemi një analizë, do bëjmë një reflektim.  Identiteti i tij është gënjeshtra. Sjellja politike është papërgjegjshmëria. Shfaqja e tij është idiote. Ai nuk është i tillë por luan rolin, por në dëm të vendit dhe shoqërisë tone. Pra këto zgjedhje treguan që kjo nuk është partia e Bashës, se nuk ka asnjë kredibilitet ndonjëherë, dhe se s’ka qenë ndonjëherë kryetar i PD-së, dhe se ka qenë një eksperiment politik i dështuar me kosto të rëndë për vendin”, tha Topalli.

Të fundit