Flash News

E-TJERA

Topalli: Mandatet tona do i bashkohen të djathtës, me Berishën flas, por nuk jam konsultuar për partinë e re

Topalli: Mandatet tona do i bashkohen të djathtës, me Berishën

Kryetares “Lëvizja për ndryshim”, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaron se pas zgjedhjeve të 25 Prillit do t’i bashkojë mandatet e fituara me të djathtën, me qëllim largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Topalli tha se bashkë me Ramën duhet të largohen edhe kryetarët e dy partive të tjera, (duke lënë të kuptohet për LSI dhe PD) për të cilët tha se janë përgjegjës që e kanë mbajtur 8 vite në pushtet Edi Ramën.

Mandatet që do të marrë “Lëvizja për ndryshim” do i bashkohen mandateve të së djathtës, për të krijuar një qeveri të së djathtës për të rrëzuar Edi Ramën, por bashkë me të me largu edhe dy kryetarët e tjerë të partive që janë faktorë kryesorë me të cilët herë pas here ka qeverisur Edi Rama dhe që kanë po aq përgjegjësi që e kanë mbajt Edi Ramën 8 vite në pushtet”, tha Topalli.

Po ashtu, ajo deklaron se se vazhdon të komunikojë me ish kryeministrin Sali Berisha, por shtoi se nuk është konsultuar me të për krijimin e lëvizjes së re politike.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: A keni kontaktuar me zotin Berisha këto kohë që keni ngritur partinë?

Topalli: Po, para 4 ditësh.

Fevziu: Keni folur për këtë gjë?

Topalli: Absolutisht jo, nuk flas. Kjo është iniciativë e imja, që ka ardhur si rezultat i një reflektimi të gjatë.

Fevziu: E pakonsultuar me zotin Berisha?

Topalli: E pakonsultuar. Është  një vendim që vjen pas një procesi,  sigurisht vendimi nuk vjen në çast. Dhe unë besoj se vendi ynë ka nevojë për ndryshim dhe politika në mënyrë dëshpëruese ka nevojë të largojë tre kryetarët e korruptuar  dhe për të gjet lider të pakorruptuar.

Vangjeli: Mendoni që duhet të qëndrojë i katërti?

Topalli: Të tre largohen duke ja ulur votat forcave të tyre politike dhe pastaj fillon procesi brenda forcave politike të tyre.

Të fundit