Flash News

E-TJERA

Topalli nis mbledhjen e firmave, lë të hapur shtegun për rikthimin në PD, por me një kusht

Topalli nis mbledhjen e firmave, lë të hapur shtegun për

Duke folur në një intervistë për TCH, Topalli ka lënë të hapur shtegun për rikthimin e saj në Partinë Demokratike, por me një kusht të largohet Lulzim Basha.

Ajo pranon ftesën e Astrit Patozit, Bindja Demokratike për të bashkuar forcat në një listë të përbashkët.

“Asnjëri nuk ka luksin për të humbur asgjë në diferenca te vogla përballë një kauze te madhe për të larguar tre kryetarët” , tha Topalli.

Ish-numri dy i PD rrëfen se nuk do e kishte dashur kurrë krijimin e një lëvizje të re.

“Arsyeja kryesore është se ekziston një përçarës që nuk rri të bashkojë gjithë këto forca politike sëbashku. S’ka qenë dëshira ime kjo, kam shpresuar që brenda forcave politike te niste një reforme e brendshme nuk ka ndodhur”, thotë Topalli e cila tashmë ka nisur mbledhjen e firmave për ta kthyer ‘Lëvizjen për ndryshim’ të prezantuar javës së shkyar në një parti politike dhe garimin e saj në zgjedhjet e 25 prillit.

Të fundit