Flash News

E-TJERA

Topalli sulmon Bashën: Listë e mesnatës si në 2017, dështimi dhe humbja e radhës

Topalli sulmon Bashën: Listë e mesnatës si në 2017,

Në një intervistë për PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora ish-kryetarja e Parlamentit në qeverinjë Berisha, Jozefina Topalli u shpreh se lista e kreut të opozitës, Lulzim Basha është një listë e mesnatës dhe garanton humbjen e PD-së.

Topalli: Kam thënë vazhdimisht që është lista e mesnatës, pa transparencë, është lista e rezervave të treta. Është lista që i garanton kryetarit të ruajtjes së karriges edhe pas humbjes së 25 prillit. Deputetë që kërkojnë ruajtjen e karriges së deputetit edhe pse u braktisën mandatet.

Nuk futen në përballje dhe në gare dhe do të kemi rezultatet e vitit 2017. Është një listë që rikonfirmon se komisioni ishte një farë dhe e gjitha është një teatër. Ky është dështimi i radhës i kryetarit të partisë.

Hiç 2-3 emra, nga gjithë emrat që duhen përcjellë, kjo nuk është një listë e re, por e mbyllur. Shumë emra kanë qenë më parë në pozicione më parë. Emra i vetëm që nderoj është ai i Flutura Açkës, por 1 në 200 emra është shumë pak.

Për Topallin, si lista e PD-së, ashtu edhe ajo e PS-së janë humbëse në zgjedhjet e 25 prillit.

Të fundit