Flash News

E-TJERA

Topalli prezanton planin me 4 pika kryesore për 25 prillin

Topalli prezanton planin me 4 pika kryesore për 25 prillin
Jozefina Topalli

Ditën e sotme edhe Lëvizja për Ndryshim ka prezantuar programin e saj në kuadër të zgjedhjeve të 24 prillit. Përmes një postimi në profilin zyrtar drejtuesja e kësaj partie, Jozefina Topalli ka prezantuar 4 pikat kryesore.

• Marrja në kontroll e krizës shëndetësore

• Mbajtja në jetë e ekonomisë dhe mbështetje për politikën monetare

• Mbështetje për familjet me të ardhura të ulëta dhe bizneset përmes granteve, kredive dhe lehtësimeve ndaj borxhit

• Investim në infrastrukturën jeshile dhe dixhitale sapo pandemia të merret nën kontroll.

Topalli u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë kundër klasës aktuale të politikës. Ajo evidenton si nevojë zhvillimin ekonomik të shoqëruar nga reforma strukturore.

Sipas Topallit, ka momente në, kur duhet të merren vendime të forta.

“Ky është momenti. Kjo është koha për të larguar 3 shahistët, dhe për t’iu rikthyer punës, për të hapur dyert e mundësive për të rinjtë, për të rimëkëmbur vendin e për t’i treguar cinikëve, atyre që dyshojnë por edhe atyre që thojnë se nuk eshte e mundur largimi i tyre... se ata gabojnë”, shkruan Topalli.

Të fundit