Flash News

E-TJERA

Topi: Mjafton vetëm një fjalë, nëse do Berisha e heq Bashën për 24 orë

Topi: Mjafton vetëm një fjalë, nëse do Berisha e heq

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi ka deklaruar se Lulzim Basha ka “bekimin” e Sali Berishës për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Sipas tij, ish-kryeministri ka një ndikim të fortë në vendimmarjet brenda PD-së.

“Për aq sa unë e njoh, të jeni të sigurt, që edhe në këto kushte, po të donte, brenda 24 orëve Lulzim Basha nuk ka pushtet brenda PD, mjafton vetëm një fjalë e Sali Berishës. PD administrohet nga Basha, por nuk është pronar Basha” tha ai në “Quo Vadis”.

Sa iu përket kandidatëve të tjerë, Topi shprehu konsiderata në veçanti për Edith Harxhin.

“Unë shpreh një lloj konsiderate për zonjën Harxhi, por gjithsesi vlerësimi është shumë relativ. Zotin Shehaj e kam parë një politikan të ri, që duket më larg interesave patologjike të pushtetit. Gara e vjetër janë të gjithë të varur nga Berisha”. tha ai.

Topi tha se tradhtari më i madh i demokratëve është vetë Berisha.

“Njerëzit e thjeshtë janë shumë idealistë. Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë që janë të rrethuar. Në radhë të parë, tradhtia e parë është bërë nga lidershipi politik. Tradhtinë më të madhe, demokratët e kanë pasur nga Sali Berisha. Të gjithë lidhjet e Berishës me Bashën dhe njerëzit e tjerë janë çështje që i takojnë Berishës për të mbajtur nën kontroll PD-së.” tha Topi

Të fundit