Flash News

E-TJERA

Trafik droge dhe armësh, burg për dy anëtarët e grupit ‘Habilaj’ në Itali

Trafik droge dhe armësh, burg për dy anëtarët e grupit

Gjykata e Apelit të Katanias në Itali ka ekzekutuar masën e arrestit me burg për 5 anëtarët e një organizate italo-shqiptare të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

Mediet italiane raportojnë se është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg Nezar Seiti dhe 6 vite burg Maridian Sulaj, të dy pjesë e grupit të Habilajve. Bashkë me Angelo Busaça, Antonio Riela dhe Vincenzo Spampinato, Sulaj dhe Seiti u dënuan për konspiracion me qëllim të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe mbajtjes pa leje të armëve.

Organizata kishte arritur të transportonte në Itali mbi 3500 kg marijuanë, pjesërisht të sekuestruar në disa raste, nga bregdeti shqiptar. Grupi kriminal kishte marrë kontrollin e importit nga Shqipëria të sasive të mëdha të marijuanës, të cilat më pas përdoreshin për furnizimin e qendrave tregtare si në Katania dhe në provincat e Raguzës dhe Sirakuzës, duke arritur një xhiro të vlerësuar mbi 20 milionë euro.

Më 19 tetor 2017 Nazer Seiti, financier i bandës së Habilajve, u arrestua gjatë aksionit të policisë në Babicë të Vlorës, ku u kapën 4,5 tonë kanabis. Por, megjithëse nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe nën masën e sigurisë “arrest me burg” në Shqipëri, Nezar Seiti u ekstradua në Itali më 25 janar 2018, në shkelje të ligjit.

Meridian Sulaj u arrestua në tetor të vitit 2017 bashkë me Moisi Habilajn në Itali.

Të fundit