Flash News

E-TJERA

Trafikim narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni, OFL i dërgon formularët 4 të dënuarve

Trafikim narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni, OFL i dërgon

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtatë  shtetasve të dënuar më parë për veprimtari të ndryshme kriminale, si trafikim narkotikësh,  shfrytëzim prostitucioni dhe vrasje me paramendim.

Ndër të tjera OFL i ka nisur formularët shtetasve:

Faslli Buzi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Nazmi Aliu, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Dëfrim Kurtdeda, banues në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Maliq Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

Shaban Lami, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”;

Arjan Dalipi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Marsel Selamaj, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit