Flash News

E-TJERA

Trafikim narkotikësh dhe vrasje, OFL i dërgon formularët 4 të dënuarve

Trafikim narkotikësh dhe vrasje, OFL i dërgon formularët 4

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, katër shtetasve të dënuar për shitje narkotikësh dhe vrasje.

Ata janë:

Mario Tebexhiku, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Arben Shquti, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;

Ledio Çyçllari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Emiljan Gjepali, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit