Flash News

E-TJERA

Trafikoi 14 shqiptarë në Britani, arrestohet shoferi irlandez

Trafikoi 14 shqiptarë në Britani, arrestohet shoferi irlandez

Policia britanike ka arrestuar një 23-vjeçar irlandez, pasi në një kamionin që përdoret për të transportuar bagëti, trafikoi 14 shtetas shqiptar.

Mediat raportojnë se Patrick McKinney 23 vjeç, u arrestua pasi policët kufitarë ndaluan një kamion në terminalin e trageteve në Loch Ryan në Dumfries dhe Galloëay të mërkurën, 11 dhjetor.

Në foto shihet kamioni në momentin që hetuesit e ndaluan. Një dëshmitar okular tha: “Ishte e qartë se ishte një hetim i madh.”

Irlandezi McKinney u arrestua pasi dyshohet se ka lehtësuar hyrjen e paligjshme të 14 shtetasve shqiptarë të fshehur në një kamion bagëtish në kushte të pasigurta.

Zyra e Brendshme tha se hetimet janë ende në vazhdim.

Të fundit